Prokuroria ngriti zyrtarisht akuza të dielën ndaj Presidentit të shkarkuar të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol lidhur me vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në 3 dhjetor, njoftuan avokatët e tij dhe partia kryesore opozitare. Ndaj tij u ngritën akuza për rebelim, njoftuan mediat vendase. Nëse shpallet fajtor, për akuzat e ngritura ndaj tij parashikohet burgim për jetë ose dënim me vdekje, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press.
Përfaqësuesit ligjor të Yoon e kritikuan ngritjen e akuzës si “vendimin më të keq” që mund të merrte prokuroria, ndërsa opozita e mirëpriti vendimin. Akuzat janë të lidhura me vendimin e Yoon për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas së cilit kërkohej ndalim i aktiviteti parlamentar dhe politik, si dhe kontroll i medias.
Vendimi i tij i hapi udhën një periudhe të trazuar politike në Korenë e Jugut. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u shfuqizua shpejt nga ligjvënësit, të cilët më vonë votuan për shkarkimin e tij, duke pezulluar kompetencat presidenciale.
Yoon u arrestua në 15 janar. Përmes një deklarate të lëshuar sot, avokatët e tij i kërkuan prokurorisë lirimin e menjëhershëm të Presidentit të shkarkuar./VOA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.