Simon Polikarp do të jetë në mesin e pesë kandidatëve për kryetar komune në qytetin Shtip të Maqedonisë së Veriut.
Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor në vendin fqinj.
Polikarp, i njohur ndryshe edhe si Xhimi është një burrë me origjinë afrikane nga Nigeria që jeton prej 20 vitesh në Maqedoninë e Veriut.
Sipas mediave lokale, Polycarp u emërua si njeriu i parë i zi për kryetar bashkie nga partia konservatore maqedonase e opozitës “Integra” kurse në zgjedhjet e parakohshme komunale që do të mbahen në dhjetor do të provojë fatin për të parin e komunës.
Zgjedhjet lokale në Shtip mbahen pasi që kryetari i deritanishëm i komunës, Bllagoja Boçvarski u zgjodh minister i transportit.
Zgjedhjet e rregullta lokale në Maqedoni mbahen në vjeshtë të vitit të ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.