×
  • Lajme
  • Botë

    Nisi Konventa Kombëtare e Partisë Demokrate amerikane

    Reporteri
    17 Gusht 2020 | 16:45

    Konventa Kombëtare Demokrate amerikane, që do të kulmojë në emërimin zyrtar të Joe Biden si kandidat i partisë kundër presidentit, Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, filloi sot.


    Si kongresi i parë nominues i epokës së koronavirusit, formati do të jetë kryesisht një takim dixhital, ku do të mungojnë simpatizantët.

    Fjalimet e Biden, të nënkryetares së tij të zgjedhur Kamala Harris si dhe të peshave të tjera të rënda demokrate do të transmetohen çdo ditë, nga 17-20 gusht.

    Sot pritet edhe fjalimi i ish-zonjës së parë, Michelle Obama, senatorit Bernie Sanders dhe kryebashkiakëve Andrew Cuomo dhe Gretchen Whitmer.

    Harris, 55 vjeçe, është e vendosur të bëjë histori si personi i parë me ngjyrë që pranoi nominimin si zëvendëspresidente.

    Ajo gjithashtu do të jetë personi i parë aziatiko-amerikan që do të mund të zgjidhet.

    Nominimi zyrtar i Biden do të bëhet të enjten.

    ”Ish-zëvendëspresidenti do të flasë për vizionin e tij për bashkimin e Amerikës për të na nxjerrë nga kaosi dhe kriza e vazhdueshme”, theksuan burime pranë Partisë Demokrate amerikane.

    Biden, 77 vjeç, do t’i drejtohet kombit nga shteti i tij në Delaware si një masë paraprake e shëndetit publik në mes të pandemisë/DPA. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!