Policia ruse ka kontrolluar sot shtëpinë e aktivistes dhe koleges së Alexei Navalny, Lyubov Sobol dhe kanë filluar procedurat kundër saj.
Sobolin e morën për ta pyetur në kryeqytetin rus Moskë, tha ekipi i Navalnyt. Autoritetet fillimisht nuk bënë ndonjë deklaratë.
Ngjarja ndodhi vetëm disa ditë pasi Navalny publikoi ??një regjistrim të një telefonate me një të dyshuar si agjent. Sipas Navalnyt, në bisedë thuhet se personi e pranoi sulmin me helm ndaj tij.
Sobolin e arrestuan pak pasi u publikua telefonata, pasi ajo qe përpjekur të vizitonte agjentin e pretenduar të FSB-së në banesën e tij. Ajo u gjobit pasi gjoja kishte kundërshtuar urdhrin e një oficeri policie, por më pas u la e lirë.
Soboli tani akuzohet për cenim të hapësirës së banimit dhe kërcënim për përdorimin e dhunës, sepse ajo i ra ziles së agjentit, tha kreu i Fondit Antikorrupsion të Navalnyt (FBK), Ivan Zhdanov përmes shërbimit të lajmeve Tëitter. Në rastin më të keq, ajo përballet me dënim me burg për shkelje.
Ndërkohë Navalny ka kritikuar ashpër veprimet e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.