×
  • Lajme
  • Botë

    Nisin hetimet për korrupsion ndaj ish-zëvendëskancelarit

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 20:25

    Zyra e Prokurorisë Publike kundër Korrupsionit (WKStA) ka nisur hetime kundër ish-drejtuesit të Partisë së Lirisë (FP) Heinz-Christian Strache, i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendëskancelarit.


    Sipas revistës “Profil”, arsyeja për hetimin është dyshimi për përvetësim.

    Hetimet janë iniciuar kundër ish-anëtarit të FP-së Johann Gudenus si dhe kundër personave të tjerë të dyshuar për shkelje të besimit “në forma të ndryshme të pjesëmarrjes”.

    Johhan Pauer, avokati i Straches tha se nuk ishte në gjendje të komentonte mbi procedurat në vazhdim.

    Strache u filmua duke folur me mbesën e një oligarku rus rreth asaj se si t’i kanalizonte donacionet e fshehta partisë FP. Gruaja, që paraqet si një mbesë e oligarkut, ofroi të blinte 50% të gazetës austriake ”Kronen Zeitung” dhe ta përdorte atë për të mbështetur FP.

    Videoja u botua më 18 maj dhe e detyroi Strache dhe Gudenus të largoheshin nga detyra. Konservatorët e Partisë Popullore (VP) kanë kërkuar që edhe ministri i Brendshëm, Herbert Kickl (FP) gjithashtu të japë dorëheqjen dhe pjesa tjetër e ministrave të FP të largohej bashkë me të.

    Menjëherë pas kësaj, kancelari Kurz njoftoi se koalicioni u shpërbë dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme në shtator.

    Ende nuk është e qartë se kush e ka organizuar takimin, i cili ndodhi në një vilë në Ibiza, pak para zgjedhjeve kombëtare austriake të vitit 2017

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!