Dy të rritur dhe një vajzë katërvjeçare kanë vdekur në një shpërthim zjarri në një shtëpi në Exeter.
Sipas autoriteteve lokale të atjeshme, edhe tre fëmijë të tjerë po qëndrojnë në spital për trajtim.
Kryeinspektori Daniel Evans siç shkruan The Independent, ka konfirmuar që dy të rritur, një grua 28 vjeç, një burrë 29 vjeç, plus një vajzë 4 vjeçare, kanë vdekur të gjithë pas këtij zjarri në shtëpi.
”Dy djem të moshës 4 dhe 9 vjeç dhe një vajzë 7 vjeçare të cilët ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e zjarrit mbeten në spital”, theksohet mes tjerash.
“Të tre aktualisht janë në një gjendje të qëndrueshme dhe të gjithë do të transferohen në Spitalin e Fëmijëve në Bristol më vonë sot”.
Të gjashtë personat, kanë relacione familjare me njëri-tjetrin.
“Ky është një incident thellësisht i mërzitshëm dhe që do të shkaktojë shqetësime të mëdha për komunitetin, veçanërisht për ata që e njihnin familjen”, deklaroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.