×
  • Lajme
  • Botë

    Një adoleshente turke vdiq në një shëtitje të Kamikazit në parkun e lojërave, u ngulfat nga të vjellat e saj

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 15:26

    Një adoleshente në Turqi ka vdekur pasi u ngufat nga të vjellat e saj në një shëtitje të quajtur Kamikaz në parkun argëtues të lojërave.


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, familja e Zeynep Gunay, 19-vjeçare, pohon se operatorët injoruan kërkesa e tyre për ta ndaluar shëtitjen, pasi vunë re se ajo ishte në ankth.

    Incidenti besohet të ketë ndodhur të hënën gjatë pasdites në qytetin e Stambollit.

    Gunay, e cila ëndërronte të bëhej psikologe, frekuentoi parkun për t’u çlodhur, derisa priste rezultatet e provimit të saj.

    Një fotografi përfundimtare nga pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë adoleshenten të veshur me një maskë të bardhë e me hixhab ngjyrë gri, e cila qëndronte ulur dhe po priste që shëtitja të fillojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!