Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ka anuluar udhëtimin e tij në Poloni, pasi do t’i duhet të qëndrojë në SHBA, për shkak të stuhisë Dorian, e cili kërcënon të godasë shtetin e Floridas, gjatë ditëve të ardhshme.
“Për të siguruar që të gjitha burimet e qeverisë federale janë të përqendruara në Florida, unë kam vendosur të dërgoj zëvendëspresidentin, Mike Pence, në Poloni këtë fundjavë”, tha Trump.
Presidenti amerikan shtoi se është e rëndësishme që ai të gjendet në Uashington, për t’u marrë me stuhinë, duke shtuar se ajo mund të jetë “shumë e fuqishme”.
Trumpi, kishte planifikuar të nisej për në Varshavë, më 31 gusht por bëri me dije se e kishte njoftuar presidentin polak, Andrzej Duda, për anulimin e vizitës, teksa shtoi se po planifikon ta realizojë atë në një të ardhme të afërt.
Nga ana tjetër banorët në Florida kanë filluar të grumbullojnë ujë dhe prodhime ushqimore, ndërsa stuhia Dorian po lëviz përmes Oqeanit Atlantik drejt shtetit jugor.
Stuhia Dorian aktualisht është renditur si një stuhi e kategorisë së parë por shkencëtarët thonë se ajo mund të godasë tokën si një stuhi e rrezikshme e kategorisë së katërt./Opinion.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.