Kryetari dhe shefi ekzektuiv i Pfizer tha se sot është një ditë e shkëlqyeshme për shkencën dhe njerëzimin, pasi që rezultatet fillestare të testimeve të nivelit më të gjerë të vaksines eksperimentale që është bashkëpunim i dy kompanive, amerikane dhe gjermane, Pzifer/BionTech, kundër COVID-19 janë 90% efektive, raporton NBC News.
Nga Pfizer dhe BionTech është njoftuar për efikasitet 90 për qind të vaksinës kandidate, që janë rezultate shumë më të mira se që ekspertët kishin shpresuar.
Niveli i lartë i personave që i mbron vaksina nga infektimi me COVID-19 është shumë premtues. Regullatorët kanë thënë se shpresojnë të aprovojnë një vaksinë që është vetëm 50 për qind efikase, duke mbrojtur gjysmën e atyre që vaksinohen. Kompania ka thënë se të vaksinuarit nuk kanë zhvilluar efekte serioze anësore.
“Sot është ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin. Rezultatet e par nga Faza 3 e testimit të vaksinës për COVID-19 ofrojnë prova fillestare të aftësisë së vaksinës sonë për të parndaluar COVID-19”, ka thënë Dr. Albert Bourla, kryetar dhe shef ekzekutiv i Pfizerit. “Ne po arrijmë në një fazë vendimtare në programin tonë të zhvillimit të vaksinës në një kohë kur botës i duhet më së tepërmi, ku niveli i infeksionit po arrin përmasa rekorde, e ku spitalet janë gati të mbushura dhe ekonomitë po luftojnë të rihapen”.
Provat do të vazhdojnë ndërsa shkalla e efikasitetit mund të ndryshojë, por rezultatet fillestare tregojnë për saktësi 90 për qind.
Në Fazën 3 janë të përfshirë mbi 43 mijë persona.
E zbulimin e kësaj vaksine e ka parë si lajm të gëzueshëm edhe kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë lajmin duke shkruar “Më në fund”.