×
  • Lajme
  • Botë

    Një e treta e amerikanëve besojnë se coronavirusi është bërë në laborator

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 22:42

    Gjëja e fundit që amerikanët kishin nevojë në kohën kur presidenti i tyre ende e mohon gjendjen aktuale me pandeminë është që pjesa tjetër e popullatës të besojnë në konspiracione për të, por ja që ndodhi.


    Ndërsa shkencëtarët pajtohen se virusi është shfaqur nga natyra, pasiguria se si njerëzit u infektuan së pari me Covid-19 ka lënë hapësirë që keqinformimi të rritet. Në Britani, rreth një e treta e popullatës besojnë në teorinë konspirative për një lidhje mes koronavirusit dhe rrjetit pa tela të internetit 5G, transmeton KOHA.

    Në SHBA, sipas një raporti të ri të publikuar nga Qendra e Hulumtimeve “Pew”, rreth një e treta e amerikanëve të anketuar besojnë se Covid-19 është krijuar nga njerëzit në një laborator.

    “Pew” anketoi 8,914 amerikanë të rritur, duke i pyetur nëse besojnë se 1) lloji aktual i koronavirusit “erdhi natyrshëm”; 2) “ishte zhvilluar qëllimisht në një laborator”; 3) “ishte zhvilluar aksidentalisht në një laborator”; apo 4) “nuk ekziston fare”, raporton “The Guardian”.

    Shumica e amerikanëve të anketuar në raport (43%) besuan se Covid-19 me shumë gjasë ka ardhur natyrshëm, por kati tre në 10 (29%) thanë se ai me gjasë është krijuar në një laborator.

    Për më tepër, shumica e atyre që besonin se virusi është krijuar në një laborator, besonin se është bërë qëllimshëm (23%). Çereku i tyre thanë se nuk ishin të sigurt se nga e ka origjinën virusi, ndërsa 1% besonin se virusi nuk ekziston.

    Ata që besonin më së shumti në konspiracione ishin Republikanë apo të Pavarur por që anojnë kah Republikanët (37% vs 21% Demokratë apo të Pavarur që anojnë kah Demokratët). Reth katër në 10 Republikanë konservatorë që u përgjigjën, besonin në teorinë konspiratiove (39%).

    Hulumtimi tregoi se konspiracioni është më i dukshëm në mesin e të rinjve sesa tek të rriturit: rreth një e treta e të rriturve të moshave 18 deri 29 thanë se virusi është zhvilluar në një laborator (35%), në krahasim me 21% të të rriturve 65-vjeç e më të vjetër. Një e pesta (19%) e njerëzve me diplomë bachelor apo më të lartë besonin se koronavirusi është krijuar në një laborator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!