×
  • Lajme
  • Botë

    Një foshnjë dy-ditëshe vdes nga Coronavirusi

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 18:43

    Një foshnjë dy-ditëshe vdiq nga koronavirusi në Afrikën e Jugut. Ajo është një nga viktimat më të reja të Covid 19 në botë.


    Foshnja lindi para kohe dhe kishte nevojë për ndihmë me frymëmarrjen, tha Ministri i Shëndetësisë.

    Mediat e huaja shkruajnë se foshnjaqë kishte vetëm dy ditë jetë është në mesin e 27 viktimave në 24 orët e fundit në Afrikën e Jugut, transmeton Reporteri.

    Deri më tani, 339 njerëz kanë vdekur në Afrikën e Jugut, dhe numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 18,000. Modeli i fundit i parashikimit tregon se 40,000 njerëz mund të vdisnin në Afrikën e Jugut.

    Afrika e Jugut ka prezantuar ndër masat më shtrënguese në botë, duke përfshirë ndalimin e cigareve dhe alkoolit, dhe tani ka hequr disa kufizime.

    Ndër viktimat e tjera më të reja të sëmundjes  është një foshnjë tre-ditëshe që vdiq më 5 maj në Britaninë e Madhe. Në atë rast, nëna dhe foshnja dolën pozitive pas lindjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!