×
  • Lajme
  • Botë

    Një grua amerikane u gjet e vdekur në shtëpi me një gjarpër rreth 2.5 metra të gjatë

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 14:01

    Një grua u gjet e vdekur në shtetin Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një piton rreth 2.5 metra të gjatë që i kishte mbështjellë qafën, në një shtëpi të mbushur me gjarpërinj.


    Megjithatë, autoritetet nuk e përcaktuan shkakun e vdekjes së 36-vjeçares Laura Hurst, e cila u gjet e vdekur në një shtëpi në pronësi të sherifit lokal.

    Zëdhënësi i policisë së Indianas, Kim Riley, tha se Hurst u gjet në dyshemenë e shtëpisë në ora 8:51 pasditen e së mërkurës me pitonin e mbështjellë rreth qafës së saj, përcjell Telegrafi.

    Policia gjeti 140 gjarpërinj në shtëpi, ku rreth 20 prej tyre besohet t’i përkisnin 36-vjeçares Hurst.

    Sherifi i qarkut Benton, Don Munson, i cili ka në pronësi shtëpinë dhe jeton në shtëpinë fqinje, tha se vdekja e Laura Hurst ishte një “aksident tragjik”, duke shtuar se ai po bashkëpunon plotësisht përderisa hetimi për vdekjen e saj vazhdon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!