×
  • Lajme
  • Botë / Lidhja me Rusinë

    Një i arrestuar për planifikimin e vrasjes së Zelenskyyt

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 23:00
    Volodymyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës

    Një polak është arrestuar dhe është akuzuar për planifikimin e vrasjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, raporton BBC.

    Polaku për këtë plan kishte ndihmën e inteligjencës ruse, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Prokuroria polake ka bërë të ditur se i dyshuari me emrin Pawel K, ishte angazhuar në mbledhjen e informacioneve për aeroportin në Poloni që përdorej nga presidenti i Ukrainës.

    Ai është arrestuar në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca ukrainase.

    Në rast se shpallet fajtor, ai mund të dënohet me tetë vjet burgim. I dyshuari është në paraburgim.

    Sipas prokurorisë polake, Pawel K ishte në kontakt direkt me rusët e përfshirë në luftën në Ukrainë.

    Aeroporti Rzeszow-Jasionka ishte i vogël para fillimit të luftës, por është bërë i rëndësishëm për Ukrainën pas fillimit të pushtimit nga Rusia.

    Është kyç në furnizimin me armatim të Ukrainës nga Perëndimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!