×
  • Lajme
  • Botë / Zhvillimet në Lindjen e Mesme

    Një i vdekur dhe 13 të plagosur në sulmet e Iranit ndaj Izraelit

    Reporteri
    14 Qershor 2025 | 23:51

    Një grua u vra dhe 13 persona u plagosën në një sulm iranian në Izraelin verior, njoftuan shërbimet izraelite të emergjencës këtë mbrëmje.

    Një  “pajisje shpërthyese” raportohett se goditi një shtëpi dykatëshe.

    Nuk specifikohet nëse është një raketë apo një dron.

    Viktima raportohet se është një 20 vjeçare.

    Irani nisi sulme të reja ndaj Izraelit sonte. Raketat u panë duke hyrë në hapësirën ajrore izraelite, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

    Ata u dhanë udhëzime banorëve në të gjithë vendin që të qëndronin pranë zonave të mbrojtura. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!