×
  • Lajme
  • Botë / Ukrainë

    Një i vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet ruse në Kremençuk

    Reporteri
    22 Shtator 2023 | 20:59

    Një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e një sulmi rus me raketë në qytetin qendror të Ukrainës, Kremençuk, njoftuan autoritetet.

    “Pesëmbëdhjetë janë plagosur, në mesin e tyre një fëmijë”, tha Dmytro Lunin, guvernatori i rajonit qendror, Poltava, i cili përfshin edhe Kremençukun.

    “Një person është vrarë”, shtoi ai.

    Më herët gjatë ditës së premte, Lunin tha se Rusia e sulmoi me raketa infrastrukturën civile në qytetin qendror ukrainas.

    “Një raketë u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore. Të gjitha shërbimet relevante po punojnë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

    Në fillim të kësaj jave, trupat ruse e goditën një rafineri nafte në Kremençuk.

    Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmygal, tha të premten se Rusia e ka rinisur fushatën sistemike të sulmeve ajrore ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës, por shtoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës është e përgatitur më mirë këtë vit sesa vitin e kaluar.

    Gjatë vitit të kaluar, forcat ruse kryen sulme të vazhdueshme ndaj rrjetit të energjisë së Ukrainës, duke i lënë miliona njerëz pa rrymë, ngrohje dhe ujë për kohë të gjatë./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!