Universiteti i Alabamës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportoi qindra raste me coronavirus vetëm një javë pasi rihapi dyert për studentët, pas masave shtrënguese të izolimit. Zyrtarët e universitetit tregojnë se 566 raste me virusin vdekjeprurës u identifikuan mes nxënësve dhe stafit që nga data 19 gusht.
“Sfida jonë është virusi. Ajo që ne duhet të bëjmë është të identifikojmë vatrat e Covid-19 dhe zonat ku përhapet, kështu që ne të punojmë me studentët dhe stafin që të minimizojmë rrezikun për ditët në vazhdim”, tha presidenti i universitetit, Stuart Bell.
Ai shtoi se universiteti po përpiqet të shtojë dhe shtretër të tjerë për studentët që do të karantinohen pasi kanë rezultuar pozitivë, apo ata që janë ekspozuar ndaj virusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.