Një lëvizje politike e quajtur Platforma za progres apo Platforma për progres po mundohet që të rregullojë sistemin e bllokuar politik në Bosnjë dhe Hercegovinë duke përdorur simulimet kompjuterike.
Politika në Bosnjë është e njohur për bllokadë totale dhe për korrupsion të lartë. Në vitin 1995 është nënshkruar marrëveshja e Daytonit që ka vënë paqen mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve duke i dhënë fund një luftë katër vjeçare në të cilën mbi 100 mijë persona vdiqën.
Traktati krijoi një sistem të ri politik i cili është i shpërndarë etnikisht në tre presidenca. Shumë parti kanë provuar të zgjidhin problemet më parë por pa shumë sukses, transmeton Gazeta Express.
Gjithsesi, Platforma për progres po kërkon një zgjidhje kompjuterike për këtë problem. Teknologjia kompjuterike do përpjeket që të kuptojë se si sistemi vepron, në mënyrë që të parashikojë proceset shoqërore dhe si të ecin përpara politikat e duhura.
Shteti i Bosnjës përballet me shumë probleme. Përveç se është i ndarë etnikisht, po ashtu ka një papunësi prej 46.7% dhe 5% e popullësisë janë larguar prej vitit 2013.
Sistemi komjuterik do përdorej nga partia që edhe të vinte me iniciativa të reja shoqërore siç janë krijimi i një rroge të duhur minimale, reforma në sistem të edukimit po ashtu reforma në sistem të drejtësisë dhe sundimin e ligjit që do inkurajonte shtetasit të mos iknin.