×
  • Lajme
  • Botë

    Një pasdite doli nga shtëpia dhe i humbi çdo gjurmë, pas 25 vitesh një telefonatë ndryshoi gjithçka

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 14:11

    Gabriel Nagi u largua nga shtëpia në një pasdite të vitit 1987 dhe nuk u kthye më kurrë. Gruaja dhe dy fëmijët e tij kaluan vite duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë i ndodhi atij, por ishte e kotë.


    Ai ishte një njeri i lumtur. Kur doli për punë, gruaja e tij vendosi ta përgatiste darkën, duke e ditur se do të kthehej së shpejti. Pas disa orësh ajo filloi të shqetësohej, sepse ai nuk ishte askund. Menjëherë pas kësaj, policia njoftoi se kishte gjetur makinën e tij të djegur. Megjithatë, asaj iu tha se Gabriel nuk u gjet në makinë apo në afërsi. Ajo filloi kërkimet për të, por asgjë, transmeton Reporteri.net.

    Ndërkohë, policia zbuloi se Gabrieli tërhoqi para nga llogaria e tij rreth 160 km larg shtëpisë.

    Kjo i dha shpresë familjes ndërkohë që polici që mori në dorë rastin u zotua se do të zbulonte se çfarë kishte ndodhur me Gabrielin. Shumë resurse u shpenzuan në kërkim, por ai nuk ishte askund. Policia, megjithatë, hasi në një gjurmë të vogël. Në sistemin shëndetësor të Australisë figuronte se  Gabriel kishte pasur një operacion kohët e fundit. Ai gjithashtu kishte ndryshuar emrin e tij në Ron Sonders. Roni është gjetur gjallë dhe mirë në një qytet që është më shumë se 1,600 km larg nga ku Gabriel jetonte me familjen e tij. Policia vendosi të hetonte nëse bëhej fjalë për të njëjtin person.

    Ron u shpjegoi gjatë këtyre 25 viteve nuk i kujtohej shumë nga jeta e tij e kaluar. Policia i tregoi atij një fotografi të familjes së tij dhe Ron filloi të kujtohej ngadalë. Gjegjësisht, Gabrieli pësoi një aksident trafiku dhe plagosi kokën, për këtë shkak nuk mbante mend shumë gjëra. Pas takimit me një polic, ai i caktoi atij një takim me bashkëshorten e dikurshme.

    Në takimin e tyre pas 25 vitesh, ata u përqafuan dhe shpërthyen në lotë. Për fat të keq, Roni, dmth. Gabriel ende nuk mban mend shumë nga jeta e tij, por ai pranoi të qëndronte në kontakt me familjen e tij.  Për mbi 20 vjet familja nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur  me të, ndërkohë që historia e tij vazhdoi të qarkullojë në internet si një shembull i një forme shumë serioze të amnezisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!