Një person ka humbur jetën dhe 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri nga një udhëtar në një autobus që ishte duke shkuar nga Los Angeles drejt San Francisco.
Dyzet udhëtarë ndodheshin në autobus në kohën e sulmit dhe disa njerëz raportohet t’i kenë telefonuar shërbimet emergjente pas të shtënave.
Një grua që ndodhej në autobus tha se u zgjua nga një person që po bërtiste dhe për një moment mendoi se do të vdiste.
Policia, zjarrfikësit dhe disa agjenci shtetërore u përgjigjën dhe shkuan në vendin e ngjarjes, shkruan “Daily Mail”.
Motivi i këtij sulmi ende nuk dihet, por autoritetet i kanë filluar hetimet për ta zbuluar atë.
Policia njoftoi se e ka arrestuar një person që dyshohet të ketë shtënë me armë dhe është duke e mbajtur në paraburgim./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.