Geoffrey Epstein, miliarderi i cili ditë më parë u gjet i vdekur në burg zbukuroi njërën nga muret e shtëpisë së tij në New York me një portret të çuditshëm të ish presidentit amerikan Bill Clinton. Clinton aty shihet i pikturuar në një fustan blu me këpucë me take të kuqe.
Nuk dihet kur kur është bërë kjo pikturë apo detaje të tjera, por është interesante që fotografia fsheh disa detaje që tregojnë qartë për skandalin më të madh me të cilin u përball Clinton gjatë mandatit të tij, transmeton Reporteri.net.
Gruaja që bëri fotografinë publike për mediat tha që ishte e tronditur kur pa portretin përmes një derë të hapur ndërsa shëtiste nëpër shtëpi me partnerin e saj të biznesit.
“Ky ishte Bill Klinton. Ishte tronditëse – ishte padyshim fotografia e tij. Ishte një imazh shumë provokues, seksual. Ai kishte veshur take, një fustan blu dhe krahu i tij ishte në një pozitë të çuditshme”, tha ajo për Daily Mail.
Painting inside Jeffrey Epstein’s home of Bill Clinton on “the blue dress.” pic.twitter.com/Mcto5QhaMF
— Jerry Saltz (@jerrysaltz) August 15, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.