Një shtetas britanik është vrarë në Izrael, ku vazhdon të thellohet lufta me Hamasin. Kështu ka konfirmuar motra e tij.
Daniel Darlington, i cili është me origjinë nga Britania e Madhe, por jetonte në Gjermani, ishte duke vizituar vendin. Motra e tij Shelley Darlington tha se ai është “vrarë nga terroristët” në Nir Oz të shtunën në mëngjes, raporton Sky News, përcjell Reporteri.net.
Ai vdiq së bashku me “mikun e tij të bukur Carolin”, shtoi Darlington.
“Vetëm ditë më parë ai po ngiste biçikletën e tij, duke qeshur, duke fotografuar perëndimin e diellit dhe duke shijuar kënaqësitë e thjeshta të jetës.
“Ai ishte menduar të nisej për në Tel Aviv një natë më parë, por vendosi të qëndronte edhe një ditë për të eksploruar kibutin me mikun e tij – një vendim që ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme jetën tonë përgjithmonë dhe vendim që atij i kushtoi me jetë”, ka njoftuar e motra.
Ajo shtoi se familja e tij nuk ka “detaje konkrete” për atë që i ka ndodhur, por ata janë në kontakt me ambasadën dhe zyrtarët izraelitë për të organizuar kthimin e trupit të tij në Britani të Madhe. /Reporteri.net/.