Tashmë sezoni i turistëve veçse ka filluar në Romë, e tre vizitorë nga Zelanda e Re u futën në telashe pikërisht në zonën përreth “Fontana di Trevi”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Siç raporton CNN, të tre turistët u ndaluan të dielën mbrëma nga policia.
Derisa po kalonin nga shatërvani i famshëm Trevi në qendër të Romës, ku veçse kishte turistë të shumtë, dhe policia po i largonte nga zona, të dehur, njëri nga ta, një 30-vjeçar shkoi dhe u hodh aty, derisa po e ndiqnin policia.
“Alkooli ishte padyshim i përfshirë,” tha një zëdhënës i policisë.
I riu nga Zelanda e Re hyri në shatërvan duke u kapur mbi skulpturat e mermerit.
Ai u gjobit me 500 euro (rreth 524 dollarë) dhe iu ndalua përgjithmonë të vizitojë Monumentin barok.
Shatërvani i Trevit, i ndërtuar në vitin 1762 si gryka e një ujësjellësi, iu nënshtrua një pastrimi prej 330,000 dollarësh në vitin 2024, gjatë të cilit u kullua në mënyrë që punëtorët të mund të riparonin mermerin e copëtuar nga miliona monedha të hedhura në ujë çdo vit.
/CNN/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.