×
  • Lajme
  • Botë

    Një vit nga fillimi i luftës, Zelensky: 2023-ta do të jetë viti i fitores sonë

    Reporteri
    24 Shkurt 2023 | 10:23

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar për fitore teksa sot shënohet njëvjetori i fillimit të pushtimit rus.

    Zelensky thotë se ukrainasit e kanë dëshmuar vetën se janë të pathyeshëm në atë ai e quajti “një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti”, shkruan Skynews.

    “Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë” ka shkruar Zelensy në Twitter.

    Me një video të veçantë që mban titullin “viti i pathyeshmërisë”, Zelensky kujton se si iu drejtua ukrainasve një vit më parë.

    “Një vit më parë në këtë ditë, nga i njëjti vend rreth orës shtatë të mëngjesit, ju drejtova me një deklaratë të shkurtër, që zgjati vetëm 67 sekonda”, tha ai në një fjalimin 15-minutësh.

    “Ne jemi gati për çdo gjë, do t’i mposhtim të gjithë. Kështu filloi më 24 shkurt 2022. Dita më e gjatë e jetës sonë, dita më e vështirë në historinë tonë të re. Ne u zgjuam herët dhe nuk kemi fjetur që atëherë”, tha Zelensky.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!