×
  • Lajme
  • Botë

    Një vit nga nisja e emergjencës pandemike, Italia plotësisht “e ngrirë”

    Reporteri
    15 Mars 2021 | 16:40

    Qeveria Draghi ka nisur sot zbatimin e masave shtesë për të përballuar rrezikun e infektimit nga variantet e reja të virusit Covid-19 duke e ndarë vendin në zona të kuqe, me një rrezik mjaft të lartë e të pakontrolluar nga virusi e në zona portokalli me një rrezik të lartë pandemik.


    Prej sot 15 mars e deri më 6 prill 2021, 42 milionë italianë janë në izolim të plotë, e iu ndalohet lëvizja nga banesa pa motive të rëndësishme si pune e shëndeti dhe janë të mbyllur të gjitha aktivitetet tregtare me përjashtim atyre me rëndësi jetike si farmacitë, qendrat ushqimore e aktivitetet që tregtojnë artikuj të higjienës personale.

    Në çdo tre italianë , dy prej tyre janë në regjim lockdowni dhe në çdo 10 nxënës e studentë, 8 prej tyre u janë kthyer mësimeve online.

    Konfederata e sipërmarrjeve italiane ka përllogaritur se në këto 3 javë rimbyllje dëmi ekonomik për lokalet e restorantet në zonat e kuqe është mbi 5 miliardë euro.

    Një natë më parë një zjarr i qëllimshëm i është vënë portës hyrëse të Institutit Kombëtar Italian të Sëmundjeve infektive.

    Dyshohet se është një gjest demonstrativ e intimidues kundër masave të reja të qeverisë Draghi.

    Autoritetet policore italiane po hetojnë në të gjitha pistat e Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza shprehu solidaritetin ndaj mjekëve, infermierëve e kërkuesve shkencorë që punojnë në këtë institut, të cilët prej nisjes së pandemisë janë impenjuar pa ndërprerë në mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari që jeton në Itali.

    Pak orë më parë qeveria Draghi publikoj planin e ri të vaksinimit të popullsisë që parashikon një investim të ri prej 5 miliardë euro.

    Ky plan parashikon vaksinimin e 80% të popullsisë brenda fillim shtatorit të 2021 e 100% të popullsisë brenda muajit tetor. Qeveria Draghi garanton impenjimin maksimal në blerjen e rreth 242 milionë dozave vaksinë të tipave të ndryshme antiCovid e rreth 500 mijë persona të vaksinuar çdo ditë madje dhe në qendrat e punës.

    Vaksina është prioriteti kryesor i qeverisë italiane për daljen nga kjo pandemi globale.

    Deri më sot në Itali janë vaksinuar mbi 6 milionë persona e mbi 2 milionë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

    Mbi 2 milionë e 700 mijë është numri i personelit mjekësor të vaksinuar, mbi 600 mijë janë mësues, e rreth 180 mijë janë punonjës ushtarak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!