×
  • Lajme
  • Botë

    Një vit pas luftës, Putin nuk tërhiqet: Perëndimi nxori “xhindin nga shishja”, ne përdorëm forcën për ta ndalur

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 11:02

    Një vit nga momenti kur Rusia vendosi të sulmojë ushtarakisht Ukrainën, Vladimir Putin doli në një konferencë për shtyp për të bërë bilancin e këtij agresioni.

    Ai e drejtoi gishtin drejt Perëndimit dhe shtoi se lufta mund të ishte evituar.

    “Ne po bënim gjithçka që ishte e mundur për ta zgjidhur këtë problem me Ukrainën në mënyrë paqësore, duke negociuar një rrugëdalje paqësore nga ky konflikt i vështirë, por pas shpine po përgatitej një skenar krejt tjetër. Ata thjesht po luanin me kohën, duke mbyllur sytë ndaj vrasjeve politike, keqtrajtimit të besimtarëve,” tha ai.

    Në fjalën e tij Presidenti nuk la pa komentuar as Konferencën e Sigurisë së Mynihut të javës së kaluar. Putin shpalli përgjegjës vendet perëndimore për situatën e krijuar, duke i akuzuar se po vjedhin përmes sloganeve për liri.

    “Flijimet njerëzore dhe tragjeditë nuk llogariten prej tyre… Ata duhet të vazhdojnë të vjedhin nga të gjithë, duke u maskuar me slogane demokracie dhe lirie”.

    Sipas tij Perëndimi nxori “xhindin nga shishja” për të mbuluar skandalet e korrupsionit dhe zhytur botën në kaos.

    “Perëndimi po largon vëmendjen e njerëzve nga skandalet e korrupsionit.”

    Përgjatë një viti luftë mes Ukrainës dhe Rusisë, janë shënuar mijëra viktima mes civileve ukrainas dhe ushtarave rus, qindra dhe mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre ndërsa dëmet material vlerësohen në miliarda euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!