×
  • Lajme
  • Botë

    Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të iPhone në Indi – teksa në detyrë ishin rreth 1,500 punëtorë

    Reporteri
    28 Shtator 2024 | 17:29

    Një zjarr masiv shpërtheu në objektin e Tata Electronics Limited (TEL) në Hosur, Tamil Nadu, të Indisë, të shtunën, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në funksionimin e saj.

    Sipas mediave të huaja, objekti luan një rol vendimtar në montimin e komponentëve për iPhone të Apple dhe shpërthimi i zjarrit çoi në pengesa operacionale edhe kur ekipet e zjarrfikësve punuan për të kontrolluar zjarrin.

    Sipas raportimeve, rreth 1500 punëtorë ishin në detyrë gjatë turnit të parë në momentin e incidentit,

    Të gjithë punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për viktima apo lëndime.

    Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri ka rënë herët në mëngjes, duke shkaktuar panik tek punëtorët

    Dhe ndërsa flakët u vunë përfundimisht nën kontroll, incidenti thuhet se preku rëndë linjën e prodhimit.

    Njësia Tata Electronics në Hosur është një furnizues kryesor për Apple, veçanërisht komponentët e saktësisë për iPhone.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!