Një i ri u dërgua u largua nga shkolla pasi u kap duke shitur dezinfektues tek nxënësit në shkollë.
Oliver Cooper, 13 vjeç vendosi të blinte një dezinfektues për duar për 1.60 euro pasi dëgjoi për shpërthimin e koronavirusit në media, transmeton Reporteri.net.
Ai më pas u tregoi disa miqve të tij, të cilët sugjeruan që ai të fillonte një biznes në shesh lojërash duke u shitur kështu fëmijëve të tjerë.
Nëna e tij, Jenny Tompkins, postoi një foto ku ai mbërrin në shtëpi më herët pas largimit nga shkolla.
Në një postim në Facebook, ajo tha se ishte e vështirë për të disiplinuar djalin e saj dhe se i vjen keq për veprimin që ai ka bërë.
Disa komentues në këtë post, i cili u shpërnda gati 130,000 herë, vlerësuan përpjekjet e tij.
Raportohet se i riu bëri gati 9 dollarë, apo 7 euro duke u shitur fëmijëve vetëm nga një pikë prej dezinfektuesit të duarve në mes të frikës që po mbizotëron në Britani dhe kudo në botë nga përhapja e koronavirusit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.