Pamjet e evakuimit kaotik nga Kabuli i kanë shkaktuar “zemërim të thellë dhe trishtim” ish pjesëtarit të grupit Navy Seal, që vrau Osam Bin Ladenin 2 majin e vitit 2011.
“Ne duhet të kishim ikur nga ai vend që në 2005-sëm. Misioni fillestar ishte mposhtja e Al Kaidës dhe kapja e Bin Ladenit. Përse duhet të qëndrohej aq gjatë? Katastrofa që po shohim tani është një turp. Jam shumë i trishtuar për njerëzit që humbën jetën atje”, tha Robert O`Neill.
Ish-marinsi mendon megjithatë se Shtetet e Bashkuara nuk humbën. “Ne i fituam të gjitha betejat dhe e vramë Bin Ladenin. Talebanët po krijojnë një legjendë. Pas britanikëve dhe rusëve, i takoi amerikanëve të tërhiqeshin pa triumf, dhe për këtë, atyre nuk iu desh as të luftonin”, vazhdon ai.
“Më 2005, mund të pozicionoheshim jashtë Afganistanit dhe do të kishim kohë mjaftueshëm për të organizuar mbështetjen ajrore. Do të mjaftonte të siguronim bazën e Bagramit pranë Kabulit. Ne e dinim se ku fshiheshin ata, mjaftonte të lëshonim disa bomba”, ka thënë ish-marinsi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.