×
  • Lajme
  • Botë

    Njësitë speciale ukrainase vrasin ushtarët e Putinit, publikojnë pamjet nga aksionet

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 23:54
    Njësitë speciale ukrainase në aksion për t'i vrarë ushtarët rusë të Vladimir Putinit

    Njësitë speciale që operojnë pranë ushtrisë ukrainase janë bërë makth i vërtetë për ushtarët e Vladimir Putinit.

    E njohur ndryshe si SSO, njësia speciale ukrainase ka arritur deri më tani – pra nga fillimi i luftës të eliminojnë shumë ushtarë rusë, transmeton Telegrafi.

    Pamjet e publikuar më poshtë shfaqin snajperistët e kësaj njësie duke ekzekutuar ushtarët rusë në fushëbetejë.

    Vendi i këtyre operacioneve nuk është zbuluar për arsye të sigurisë, kurse në video shihen rusët duke u qëlluar me plumba nga snajperistët ukrainas.

    Në anën tjetër, kjo njësi ka bërë të ditur se operon në tërë territorin e Ukrainës dhe kryen operacione të tilla – operacione speciale.

    Për ta dihet shumë pak, nga frika se mund të rrjedhë ndonjë informacion që do të rrezikonte jetën e pjesëtarëve të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!