Pas dorëheqjes së Dan Coats, presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar kongresmenin teksan, John Ratcliffe, për postin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
53 vjeçari Ratcliffe njihet si besnik i presidentit Trump dhe ky i fundit e ka përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar.
Por interesant është fakti se John Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan.
Në 2016-ën, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim.
John Ratcliffe duke mbajtur fjalim në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare.
Ai shërben aktualisht në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan. Për t’u emëruar në krye të Inteligjencës Kombëtare, kandidatura e Ratcliffe duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.