Policia zvicerane ka nisur hetimin ndaj një dyqani të skive që kishte njoftuar se më nuk do të jepte me qira skitë dhe pajisjet tjera dimërore për klientët hebrenj, raporton BBC.
Dyqani në resortin e famshëm të Davosit, ka tërhequr vendimin. Ka hequr edhe shenjat e përkthyera në gjuhën hebraike, me të cilën informoheshin për ndalesën, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Federata Zvicerane e Komunitetit Hebre ka nisur hapat ligjor, duke e cilësuar njoftimin si qartësisht diskriminues.
Në njoftimin që ishte vendosur në xhamin e dyqanit, njoftoheshin klientët se për shkak të incidenteve, përfshirë plaçkitjet, “më nuk ofrojmë pajisjet sportive për vëllezërit tanë hebrenj”.
Mirëpo vetëm një ditë më vonë, është hequr ky njoftim i dyqanit. Kryetari i Davosit, Philipp Wilhelm ka thënë për mediat zvicerane se do të dënohen të gjitha format e antisemitizmit, racizmit dhe diskriminimit. “Këto gjëra nuk i përkasin Davosit”, ka thënë ai.
Menaxheri i dyqanit ka kërkuar falje dhe është pajtuar se njoftimi ishte i shkruar keq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.