×
  • Lajme
  • Botë

    Normaliteti po fillon – Përfundon bllokada në Wuhan

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 22:14

    Autoritetet në Kinë kanë hequr bllokadën te vendosur dy muaj më parë në qytetin kinez ku shpërtheu Covid-19, Uhan.


    Ky është një lajm i mirë që tregon se vendi po shkon drejt fundit të krizës shëndetësore.

    Që nga 23 shkurt, banorët e qytetit me 11 milion banorë në Kinën qendrore nuk mund të kalonin kufirin. Në një nga stacionet e trenit të qytetit, turmat e njerëzve ishin të ngazëllyer ndërsa qindra pasagjerë prisnin trenin, raporton AFP.

    “Jam mbyllur në burg për 77 ditë”, tha një burrë, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar.

    Për herë të parë nga shpërthimi i epidemisë, Ministria e Shëndetësisë në Kinë foli për zero raste të reja të koronavirusit të ri në vend. Në Uhan, numri i fluturimeve dhe oraret e trenave mbetet i kufizuar aktualisht. Uhan do të ruajë kufizimet, udhëtimet do të jenë të kufizuara për të të parandaluar çdo rikuperim të mundshëm të virusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!