Norvegjia do të vendosë kufizime të reja për të parandaluar një përhapje tjetër të koronavirusit, tha Kryeministrja Erna Solberg të dielën, duke përfshirë një ndalim në të gjithë vendin në restorante dhe bare dhe ndalimin e vizitave nga qytetarët te të afërmit e tyre.
Vendi nordik ka parë një rritje të rasteve gjatë muajit të kaluar dhe tani vlerëson se një person i infektuar, e transmeton virusin mesatarisht te 1.3 persona , thanë autoritetet.
“Ne shohim shumë shenja të një vale të re infeksionesh”, tha Solberg në një konferencë për shtyp, duke përmendur festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe shfaqjen e variantit më ngjitës të virusit të identifikuar së pari në Britani midis arsyeve“
Të shtunën, qeveria tha se leksionet në universitete do të pezulloheshin deri në 18 janar, duke u kërkuar studentëve të qëndronin në shtëpi dhe të mos ktheheshin në kampuset e tyre gjatë asaj kohe, shkruan Reuters
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.