×
  • Lajme
  • Botë

    Nuk bindën Haradinajn, por bindin Putinin dhe Zelenskyn: Arrihet armëpushimi

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 13:03

    Ukraina dhe Rusia janë pajtuar që të zbatojnë armëpushim “të plotë dhe gjithëpërfshirës” në lindje të Ukrainës në fund të vitit 2019, pas bisedimeve të nivelit më të lartë.


    Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës Volodymr Zelensky u takuan me njëri tjetrin në samitin e Parisit gjatë ditës së hënë.

    Z.Zelensky ishte pesimist, duke thënë që pak ishte arritur gjatë takimit dhe se donte më shumë çështje të zgjidheshin, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

    Pesë vite e gjysmë nga luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia bënë që të vdisnin 13 mijë njerëz.

    Sipas marrëveshjes, do të ketë një këmbim të burgosurish mes dy vendeve, dhe ushtria ukrainase do të tërhiqet nga zonat kyçe në vijën e frontit.

    Në një deklaratë të shkruar, këto dy vende pajtohen që të këmbejnë të burgosurit, siç e thamë më lart, deri në fund të këtij viti.

    Deri në mars të vitit 2020, forcat ushtarake të tyre do të largohen nga rajonet kyçe në Ukrainë, pa specifikuar se cilat ishin ato.

    Bisedime shtesë do të mbahen gjatë katër muajve për të parë procesin e armëpushimit.

    Presidenti Putin i vlerësoi ato si “një hap të rëndësishëm” përpara drejt de-eskalimit të konfliktit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!