Kryeministrja e Estonisë sot është shpallur në listën e personave të kërkuar nga Rusia për shkak të përpjekjeve të saj që të heqë monumentet e periudhës sovjetike në shtetin e saj, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Kaja Kallas, ka reaguar ndaj vendimit të Rusisë për të lëshuar urdhërarrest për të për akuzat penale që lidhen me shkatërrimin e monumenteve të periudhës sovjetike.
“Aktivitetet e Rusisë nuk janë befasi. Kjo është taktika e tyre e zakonshme e frikësimit. Federata Ruse mendon se një urdhërarrest fiktiv do të ndihmojë të mbajë qetësinë e Estonisë. Unë nuk do të hesht dhe do të vazhdoj të mbështes fuqishëm Ukrainën dhe të përpiqem të forcojë mbrojtjen e Evropës”, ka thënë kryeministrja estoneze.
Sipas Kallasit, Rusia edhe gjatë historisë ka përdorur autoritetet gjyqësore për të justifikuar persekutimet e saj.
“KGB-ja ka lëshuar një urdhërarrest për familjen time në të kaluarën”, tregon Kallas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.