Presidenti i SHBA Joe Biden tha të hënën se ai “nuk ka gjasa” të vizitojë Ukrainën kur të udhëtojë në Evropë këtë fundjavë. “Kjo varet,” tha Biden kur u pyet nëse planifikon të vizitojë Ukrainën, duke shtuar se ai nuk dëshiron “të shkaktojë më shumë vështirësi për ukrainasit”.
I pyetur përsëri nëse ai pritej që të udhëtonte drejt Ukrainës ndërsa ndodhej në Gjermani dhe Spanjë për samitet e G7 dhe NATO-s, Biden tha: “Në këtë udhëtim, nuk ka gjasa”.
Kujtojmë se Biden nuk e ka vizituar Ukrainën që kur vendi ka qenë nën pushtimin rus. Në vend të kësaj, ai ka dërguar Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin, si dhe zonjën e parë Jill Biden.
Në lidhje me faktin nëse ai ka besim se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Biden u tha gazetarëve se mendon se ka “shumë gjasa” të ndodhë. /abcnews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.