Shumë mistere vijnë nga Korea e Veriut! Pas qarkullimit të lajmeve për vdekjen e Kim Jong-un, mediat kanë nisur të aludojnë për fatin e gruas së tij, Ri Sol-ju.
31-vjeçarja ka nëntë muaj që nuk shfaqet në publik. Për herë të fundit, Ri Sol-ju u shfaq së bashku me Kim më 25 janar, në një teatër në Penian.
Analistë të shumtë aludojnë, se mos gruaja e diktatorit është sëmurë, ose është ekzekutuar pamëshirshëm nga ai. Që prej daljes së fundit, Ri Sol-ju ka humbur një sërë ngjarjesh kryesore kombëtare në vend.
Madje as në paradën më të fundit ushtarake të Koresë së Veriut më 10 tetor. Sipas mediave pranë Koresë së Veriut, zhdukja e mistershme e gruas së Kim, është diskutim që bëhet prej muajsh me radhë.
Sipas burimit të pa identifikuar, ka te thashetheme që po qarkullojnë në lidhje me 31 vjeçen. E para, është ajo se Ri po vuan nga një problem shëndetësor, por nuk është kjo teoria kryesore. Disa të tjerë besojnë se ajo po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila është e sëmurë prej kohësh.
Zëra të shumtë aludojnë se Ri po merret me edukimin e vajzës së çiftit, e cila sapo ka nisur shkollën fillore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.