×
  • Lajme
  • Botë

    Nuk ishin vaksinuar kundër COVID-19, Franca pezullon 3 mijë mjekë

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 19:19

    Hyrja në fuqi e vaksinimit të detyruar për punonjësit e sistemit shëndetësor në Francë ka pezulluar nga puna mbi 3 mijë mjekë.


    Bëhet me dije se vendimi i qeverisë franceze hyri në fuqi më 15 Shtator, teksa shifrat u bënë publike ditën e sotme nga ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran. Gjatë një interviste televizive ministri tha se shifra e të pavaksinuarve në stafet spitalore është thuajse e papërfillshme, 0.1%.

    Mësohet se punonjësit e spitaleve në Francë u shfaqën më të bindur se kolegët e tyre në Greqi, 10% e të cilëve nuk e arritën afatin e përcaktuar nga qeveria për t’u vaksinuar deri më 1 Shtator.

    Megjithatë, ashtu si në Greqi, edhe në Francë ata kanë mundësi të rikthehen në punë, menjëherë pas injektimit të dozës së parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!