Princi Harry, mbërriti në Kanada për të filluar një jetë të re me gruan e tij, Meghan dhe djalin e tyre tetë muajsh, Archie.
Çifti javën e kaluar bënë publike dëshirën e tyre për një jetë të pavarur në fillim të këtij viti duke lënë të befasuar Mbretëreshën Elizabeta II (93), pjesën tjetër të familjes dhe publikun e gjerë, transmeton Reporteri.net.
Pasi bëri angazhimin e tij të fundit zyrtar në Londër, ai nxitoi për në aeroport i shoqëruar nga pjesëtarët e sigurisë, dhe duke mbajtur vetëm një çantë mbi shpatullën e tij, doli nga aeroplani.
Në pamjet e publikuara nga Sky News, ai u pa duke udhëtuar me një aeroplan të klasit ekonomik.
Ndërkohë Princi Harry ka folur për herë të parë pas deklaratës së bujshme të largimit nga Mbretëria.
Në një deklaratë të parë pas largimit nga Mbretëria, Harry u shpreh se “nuk kishin zgjidhje tjetër”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.