Koreja e Veriut është duke zhvilluar vaksinën e saj ndaj coronavirusit duke përdorur të dhëna që janë hakuar nga shkencëtarë të huaj, shkruan Daily Mail.
Pavarësisht pretendimeve të liderit suprem, Kim Jong un, se shteti komunist nuk ka persona të infektuar me virusin që u ka marrë jetën më shumë se 2 milionë, zhvilluesit e vaksinës kanë nisur testimet te personat me simptoma të ngjashme me coronavirusin.
Një burim ka thënë për gazetën me bazë në Seul “Daily NK” se, shkencëtarët në Universitetin Kim Il Sung po përdorin ekspertizën e mbledhur për aktiviteteve “pirate” për të kryer punën e tyre në një institut kërkimor biologjik.
Burimi ka thënë se faza e parë dhe e dytë e testimit të vaksinës tashmë ka përfunduar, ndërsa janë duke u zhvilluar testimet në fazën e tretë, e cila është e fundit para nisjes së aplikimit të vaksinës.
Megjithatë, është e paqartë se si do të testohen qytetarët e Koresë së Veriut, kur Kim Jong un pretendon se virusi nuk qarkullon në shtetin komunist. Në anën tjetër, Koreja e Veriut ka vendosur kufizime të rrepta, duke mbyllur të gjitha pikat e hyrjes. Po ashtu, OBSH thekson se transporti publik është kufizuar, si dhe ndalohen grumbullimet me më shumë se 5 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.