Një ngjarje e paparë ka ndodhur këto ditë në tregun e Beogradit, ku një shitëse godet policen dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.
Në media qarkulloi edhe video e këtij momenti, që tregon se policja për një kohë të gjatë nuk ka mundur të ngrihet pas goditjes që mori. E kjo ngjarje, ku viktimë ishte një person në uniformë, që ruan rendin, ligjin dhe kujdeset për sigurinë e qytetarëve, sulmohet pikërisht nga një i tillë ka ngjallur reagime të mëdha në Serbi, transmeton Reporteri.net.
Së fundmi Sadia Durmishi, shitësja që goditi policen ka folur për mediat duke thënë se i vjen keq për atë që ndodhi.
“Nuk doja probleme, doja të largohesha, por, ja që ndodhi. Policja po më ndiqte, më kontrolloi të gjitha gjërat, fëmija im i sëmurë ishte aty dhe po e shikonte tërë ngjarjen. Unë e godita atë, nuk mund ta duroja më”, rrëfehet ajo.
Nga shitja në treg, ajo thotë se ushqen nëntë gojë.
“Policja në fjalë më paraqiti sikur të isha krimineli më i madh, kështu që nuk munda të mos reagoj”, shprehet tutje ajo.