Një tërmet me magnitudë prej 4,6 ballësh sipas shkallës Rihter me epiqendër në Detin Marmara ka goditur Stambollin dhe provincat përreth, shkruan AA, transmeton Reporteri.net.
Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi në një deklaratë se tërmeti ka ndodhur në orën 11 sipas kohës lokale.
Sipas AFAD, epiqendra e tërmetit është përcaktuar rreth 20 kilometra larg nga vendbanimi Muratköy në ujërat pranë rrethit Silivri në pjesën evropiane të Stambollit, në thellësi prej 5,36 kilometrash.
Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë deklaroi në Twitter se ekipet e saj janë duke ndjekur nga afër zhvillimet pas tërmetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.