×
  • Lajme
  • Botë

    Nuk shihej që nga viti 1986, pema e Krishtlindjes kthehet në Çernobil

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 11:39

    Pema e Krishtlindjes është vendosur për herë të parë në Çernobil që nga viti 1986, atëherë kur ndodhi incidenti bërthamor.


    Pema u vendos në sheshin qendror të qytetit fantazmë Pripyat.

    Dikur shtëpia e më shumë se 47 000 banorëve, rreth 3 km nga ish-uzina bërthamore, ky qytet mbetet i shkretë për shkak të ndotjes së madhe nga rrezatimi.

    Ish-banorët u kthyen në qytetin e braktisur për të dekoruar pemën me foto familjare, si pjesë e një fushate të organizuar nga Association of Chernobyl Tour Operators.

    Disa prej tyre sollën me vete edhe orë si një simbolikë e faktit që koha kalon, por qyteti nuk vdes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!