Numri i lindjeve në Shtetet e Bashkuara ka shënuar vitin e kaluar shifrën më të ulët në më shumë se tri dekada, kanë treguar statistikat qeveritare.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar më 15 maj se më 2018 janë realizuar, 3,788,235 lindje në këtë shtet, apo 2 për qind më pak se më 2017, transmeton REL.
Ky ka qenë viti i katërt me rend që shifrat e lindjeve kanë rënë në pikën më të ulët prej vitit 1986.
Kjo Qendër ka thënë se numri i lindjeve ka nisur të shënojë rënie 11 vjet më parë.
Është raportuar se edhe shkalla e fertilitetit ka rënë për 2 për qind, që i bie 1.7 lindje për një grua më 2018.
Ekspertët kanë thënë se numri i lindjeve duhet të arrijë në normën prej 2.1 për një grua, në mënyrë që popullësia të zëvëndësohet pa imigrim.
Eksperti për demografi nga Instituti Brookings, William Frey, ka thënë për agjencinë e lajmeve, AFP, se kjo ulje është rezultat i krizës ekonomike që ka nisur më 2008.
Megjithatë, shkalla e lindjeve në Shtetet e Bashkuara është më e lartë sesa në Japoni, Itali dhe Gjermani, derisa është më e ulët në krahasim me Francën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.