Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në SHBA u rrit në pesë milionë të shtunën, raporton Reuters.
Sipas medieve të huaja, SHBA është vendi më i goditur në botë nga virusi vdekjeprurës, ndërsa numri i viktimave u rrit së fundmi në 160 mijë.
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, tha se ka të ngjarë që një vaksinë e coronavirusit të rezultojë e suksesshme deri në fund të vitit.
Ndërkaq, ditë më parë u raportua se vaksina e kompanisë amerikane Novavax, rezultoi e suksesshme në fazën e saj të parë të testimit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.