Numri i njerëzve të vrarë gjatë sulmeve izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 7,950, tha të dielën Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah, duke marrë të dhënat nga burimet në enklavën e kontrolluar nga Hamasi, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.
Gati tre të katërtat (73%) e të vrarëve janë nga popullsi të cenueshme, duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, sipas raportit të ministrisë.
Më shumë se 20,000 njerëz janë plagosur, shtoi ministria.
Numri i raportuar i vdekjeve përfshin 116 persona personel mjekësor, pasi shumë spitale janë goditur nga sulmet ushtarake.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.