Tërmeti me magnitudë 6.8, që e ka tronditur qytetin Elazig të Turqisë, gjatë orëve të vona të së premtes, ka shkaktuar shembjen e shumë ndërtesave.
Nënpresidenti turk Fuat Oktay, gjatë një konference për media që ka zhvilluar sot në Ankara, ka bërë të ditur se ka arritur në 35, numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e dridhjeve të fuqishme prej 6.8 ballësh, që janë ndier edhe në Siri dhe Gjerorgji, shumë njerëz kanë ngecur nën rrënoja, derisa njësitet për shpëtim po punojnë që t’i nxjerrin.
Mësohet se pas tërmetit të parë, zona është goditur edhe nga 678 dridhje tjera, që i kanë shqetësuar banorët.
Shumë prej tyre, të cilëve nuk iu është rrënuar shtëpia, po qëndrojnë së bashku em ata që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, nga frika se mund të rrënohet nga ndonjë goditje tjetër.
Për këtë arsye, Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu, ka bërë të ditur se të gjithë atyre që kanë mbetur pa strehim, do t’ju paguhet qiraja e banesave të reja, deri në ndërtimin e pronës së tyre.
Gjatë ditës së nesërme, qeveria lokale do të fillojë shpërndarja e parave, për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.