Numri i të vdekurve nga zjarret është rritur në 10, thonë autoritetet – dyfishi i shifrës së njoftuar vetëm disa orë më parë.
Autoritetet mjekësore të qarkut të Los Anxhelosit thonë se trupat e viktimave janë ende duke u ekzaminuar për tu identifikuar.
“Identifikimi mund të zgjasë disa javë pasi Departamenti i Ekzaminuesit Mjekësor nuk është në gjendje t’i përgjigjet të gjitha vendeve të vdekjes për shkak të kushteve të zjarrit dhe shqetësimeve të sigurisë,” thanë ata në një deklaratë të enjten mbrëma.
Është në proces edhe njoftimi i të afërmve ligjorë të viktimave, ndërkaq sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta mund të nxisin më tej flakët
Sherifi i kontesë së Los Anxhelosit, Robert Luna thotë se nuk ka qenë e sigurt për të arritur në shumë zona të goditura rëndë dhe numri i të vdekurve “do të ndryshojë absolutisht”
Një burrë është arrestuar me dyshimin se ndezi zjarrin e fundit, i cili shpërtheu në kufirin e qarqeve të Los Angeles dhe Ventura të enjten.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.