×
  • Lajme
  • Botë

    Nxënësit myslimanë nxirren nga klasa, detyrohen të falen jashtë në të ftohtë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 7:32

    Drejtuesit e një shkolle në Britaninë e Madhe u detyruan të kërkojnë ndjesë pasi një grup nxënësish myslimanë u nxorën nga klasa prej mësuesit të tyre dhe u detyruan të luteshin jashtë, në mes të të ftohti.

    Pamjet e nxënësve që faleshin në ato kushte, shkaktuan indinjatë në mesin e komuniteti lokal e jo vetëm. Tetë djemtë shiheshin aty me gjunjët dhe kokat të mbështetura në tokë. Pasi përfunduan faljen, ata u ngritën dhe veshën këpucët e xhaketat e uniformës shkollore. Shkolla në Greater Manchester pretendon se nxënësit nuk u lejuan të luteshin brenda për shkak se disa klasa të saj ishin përmbytur.

    Drejtuesit e saj kërkuan ndjesë nga zemra për episodin, por ndërkohë një hetim ka nisur për ta zbardhur ngjarjen plotësisht. Një ish nxënës i shkollës në fjalë tha se djemtë kishin filluar të luteshin gjatë pushimit të drekës, por një anëtar i stafit u ka kërkuar “që të dalin jashtë”, dhe atyre nuk u mbeti mundësi tjetër vecse të largoheshin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!