×
  • Lajme
  • Botë

    Obama: Gratë janë lidere më të mira se burrat

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 16:20

    Nëse gratë do të udhëhiqnin çdo vend në botë, do të kishte një përparim i përgjithshëm i standardeve të jetës dhe rezultateve, ka thënë ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.


    Duke folur në Singapore, ai ka thënë se gratë nuk janë perfektë por janë “padiskutim më të mirë” sesa burrat, raporton BBC, transmeton Koha.net. Ai ka thënë se shumica e problemeve në botë vijnë nga njerëzit e moshuar, kryesisht nga burra, që mbajnë pozita të larta të fuqisë.

    Gjithashtu, ai ka folur edhe për polarizimin politik dhe përdorimin e rrjeteve sociale për të shpërndarë të pavërtetat.

    Duke folur në një ngjarje private në lidhje me lidershipin, Obama ka thënë se ndërsa ishte në zyrë ai e ka menduar se si do të dukej bota e udhëhequr nga gratë.

    “Tani, gratë, dua vetëm që ta dini, nuk jeni perfekt por çfarë mund të them që padiskutim është se jeni më të mirë se ne (burrat)”, është shprehur Obama. “Jam plotësisht i sigurt se për dy vjet nëse çdo komb në Tokë do të udhëhiqej nga gratë, do të shihnit një përparim të konsiderueshëm në të gjithë botën në pothuajse çdo gjë… standardet e jetës dhe rezultateve”, shtoi ai.

    Kur është pyetur se nëse ndonjëherë do të konsideronte t’i kthehet lidershipit politik, ai ka thënë se beson në liderët që largohen kur u vjen koha.

    “Nëse e shikoni botën dhe shikoni problemet, zakonisht janë njerëzit e moshuar, kryesisht burra të moshuar, të cilët nuk dalin nga rruga”, ka thënë Obama, përcjell Koha.net. “Është e rëndësishme që liderët politikë të provojnë dhe t’ia kujtojnë vetes se janë aty për të bërë një punë, por nuk janë aty për jetë, nuk janë aty për të mbështetur ndjenjën e rëndësisë ose fuqisë personale”, tregoi ai.

    Obama ka shërbyer si presidenti i SHBA-së nga viti 2009 deri në vitin 2017.

    Qëkur e la Shtëpinë e Bardhë, ai dhe ish-zonja e parë Michelle Obama kanë hapur një fondacion që monitoron udhëheqësit e rinj në të gjithë botën.

    Çifti Obama ishin në Kuala Lumpur, Malajzi, javën e kaluar ku morën pjesë në ngjarjen “Obama Foundation”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!